Trahana

Trahana

Përbërësit:

● 1 kg miell i butë tip 00

● 500 ml kos dele i bërë vetë (ose farë trahanaje të vjetër)

● kripë

Përgatitja:

Sitim mirë miellin dhe në mes të sasisë hapim një gropë. Shtojmë kosin që më parë e kemi përzier me pak kripë. Zëmë brumin dhe e punojmë derisa të përftojmë një masë të njëtrajtshme. Më pas, brumin e vendosim në një enë të thellë inoksi ose druri dhe e mbulojmë me një kapak apo qese kuzhine. E lëmë të vijë për gati 36 orë. Pas kësaj kohe, trahanaja e ka shtuar masën e saj gati 3-4 fish. E hapim në shtresa të vogla katrore me gjerësi 10 cm dhe trashësi 50 mm dhe e vendosim të thahet nëpër tepsi apo mbi sipërfaqe të tjera, si për shembull mbi tavolinë. E lëmë të thahet dhe më pas e thërrmojmë me duar. Pasi të përfundojmë këtë proces e kalojmë në sitë në mënyrë që të përftojmë madhësinë e duhur të kokrrizave. Në përgjithësi rrjeta e sitës së trahanasë është më e rrallë se ajo e një site të zakonshme. Kur të përfundojmë me sitjen, e lëmë të thahet sërish, që të zhduken edhe mbetjet më të vogla të lagështirës dhe më pas mund ta ruajmë nëpër qese të mëdha pëlhure, pambuku ose lini. Trahanaja e re mund të zihet edhe duke përdorur si farë atë të vjetrën, të cilën e lëmë të vijë 2 ditë (raporti 2-3 lugë gjelle trahana me 2 lugë gjelle ujë) dhe e përdorim si fare për trahananë e re.

All comments

Leave a Reply